Protestuesit e mbledhur përpara kryeministrisë ia kanë renditur Edi Ramës, kërkesat e tyre njerën pas tjetrës, arsyet se pse ata kanë dalë në protestë.
Njeri nga aktivistët që këndoi Himnin Kombëtar, ia lexoi Ramës ato përpara dritares së zyrës:
“Ti nuk mund të sorollatesh nga një vend në tjetrin, nga një go dinë në tjetrin, se ky popull nuk do ta falë nëse do të vazhdosh të vjedhës. Se misioni yt i vetëm është haj dutëria. Ne këtu jemi mbledhur jo vetëm për të folur, por për të parashtruar kërkesat që janë të qytetarëve.
1. Shpallje në Fletoren Zyrtare, të minimumin jetik
2. Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte.
3. Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme.
4. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar
5. Të deklarosh sa është fondi për emergjencat
6. Sa ke në magazinat për gjendjen e jashtëzakonshme
“Ne duam që çdo gjë të jetë nën kontrollin e popullit dhe jo në kurrizin e popullit. Thua që rroga minimale është 300 mijë lekë. Shpalle pra, në Fletoren Zyrtare minimumin jetik 300 mijë lekë.”