Sabiani ishte sot i ftuar në emisionin më të ri në “Top Channel”, “S’e luan topi”. Gjatë intervistës këngëtari tregoi për herë të parë përse nuk shkoi në dasmën e Ilirit. Ai shtoi se nëse balerini do të bëjë ndonjë festë tjetër do t’i shkojë.
“Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Unë kurrë nuk do ta bëja gjë kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, u shpreh Sabiani.
Marrëdhënia mes dyshes është përmirësuar së fundmi pasi kur dolën nga “Big Brother VIP” ishte krisur.