Që prej rikthimit në 5 tetor, “Big Brother” ka rrë mbyer vëmendjen në të gjithë trojet shqiptare, duke u kthyer njëkohësisht në temë kryesore për mediat rozë këto kohë.
Po kështu, ndryshe nga sezonet e tjera që mbylleshin në 100 ditë, ai do të zgjasë edhe më shumë dhe finalja e madhe do të mbahet në 18 shkurt, pra edhe një muaj më vonë nga tani.
Lidhja e moderatores me aktorin Donald Veshaj dhe shpresat e një rikthimi të dyshes pas hyrjes së saj në BBV, u kthyen në kryefjalën e momentit, por ai pak më vonë konfirmoi romancën me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.
Kjo solli një shpërthim të rrjetit, por e ngriti në kulm audiencën e Big Brother VIP. Sa herë përmendet Bora brenda shtëpisë prodhohet gjithmonë lajm.
Biseda e çuditshme e hapur nga Beniada dhe Ariola ka ngritur dyshime tek fansat. Banoret përmendin Bora Zemanin duke e komentuar për moshën dhe përputhshmërinë që ka me Donaldin. Fansat aludojnë se këto duhet të jenë urdhra nga produksioni.
Beniada: Është e re Bora Zemani. Ariola: Sapo ka mbushur 30 vjeç. Beniada: 26-30 janë aty. Pastaj Donaldi duket si 34-35 ndonjëherë, si i mban flokët, si vishet, duket më i madh dhe nga mënyra si flet, si argëton, nuk duket si 26-vjeçar. Ose na duket vetja më e re ndoshta
Ariola: Bora është e re o goce. Beniada: Është e re, ka moshën time zemra. Mua mu duk më e vogël se vetja. Më dukej si 23 vjeçare.