Luana Vjollca ka qenë një prej personazheve të njohur që ka marrë pjesë në protestën e ditës së djeshmë në Tiranë.Po ashtu, thirrjet dhe mesazhet e saj, moderatorja i ka vazhduar edhe në rrjetet sociale, duke postuar ndër të tjera për herë të parë dicka që të realizuar muaj më parë teksa krijonte projektin “Thuaje”.
Nga ana tjetër, Luana ka publikuar edhe copëza pikërisht nga ky projekt, ndër to edhe një foto ku shfaqet në një manifestim si ai i djeshmi, me parrulla të rëndësishme pas krahëve. Krahas fotos Luana shkruan:
“Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë, sepse duhet të jemi gjithë bashkë per t’ja dalë! #Thuaje mjaft dh u nës ndaj vajzave të vogla e të medha!!!!
Megjithatë, përtej këtyre mesazheve, duket se një prej ndjekësve të saj është i shqetësuar për karrierën muzikore dhe këngët që bën Luana e në mënyrë të pavend, në një postim sensibilizues, shkruan:
“Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë” Koment që sigurisht ka marrë përgjigjen e merituar nga Luana e cila thotë se muzika është mënyra që ka zgjedhur për të thënë gjërat që ka në zemër.