Lajme

“Psee më denoncovee…”/ Burrit nuk i kalon inati, bën për spital gruan

Një rast i rëndë i dhu nës në familje është denoncuar së fundmi. Një grua e dhu nuar nga bashkëshorti ka shkuar me krahun e thyer në spital ndërsa kur pol icia shkoi në banesën e tyre gjeti bashkëshortin e saj duke fjetur gjumë.

Burime për gazetën “Si” bëjnë me dije se gruaja me inicialet Sh. T. nënë e dy fëmijëve kishte marrë disa herë urdhërmbrojtjeje për shkak të dhu nës së vazhdueshme nga partneri.

Por duket se urdhërat e mbrojtjes që gruaja mori nga poli cia nuk vlejtën aspak pasi dhu na e bashkëshortit ndaj saj u shtua edhe më tepër. Kur ajo u kthye në shtëpi burri filloi ta godiste edhe i bërtiste: “përse më denoncove në pol ici?”

Prej 16 vitesh jam e martuar, kam dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç. Për shkak të dhu nës së vazhdueshme u paraqita në komisariat dhe mora urdhërmbrojtjeje, nuk bëra kallëzim ndaj tij. Edhe pas këtij momenti dhu na vazhdoi më keq, por nuk u paraqita më në pol ici deri ditën kur më theu dorën.
Gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar kur u kthye në shtëpi pasi bëri denoncimin:

U god ita me gru shte në kokë, më shtyu me forcë, më përplasi në dysheme. Aty theva krahun e majtë.
Ekzaminimi mjekësor konstatoi shenja dhu ne të gruas në kokë dhe krahë ndërsa kur u thirr në pol ici burri pretendoi se nuk e kishte rrahur por vetëm e kishte shtyrë pasi ajo i kishte bërtitur.

MË TË LEXUARAT

To Top