Leximi

Psikologët japin këshillat për prindërit: Nëse doni të rrisni fëmijë të lumtur, i lini ata të qajnë të bëhen pis të luajnë në baltë i lini të lirë

Si ta rrisni një fëmijë në mënyrë që ai të jetë i lumtur dhe i përmbushur? Kjo pyetje në fakt i mundon të gjithë. Të gjithë prindërit pyesin veten a po bëjnë sa duhet që fëmijët e tyre të jenë të lumtur.

Një fëmijë i lumtur është me zë të lartë

Ajo që këshillojnë të gjithë psikologët është se fëmijët duhen lënë të lirë. Një fëmijë ka nevojë të mësojë, të luajë dhe të shpikë duke përdorur botën e tij imagjinare në mënyrë që të krijojë histori nga e para që do t’i sillnin gëzim jetës së tyre.

Por ajo për çka bien dakord të gjithë studiuesit është se fëmijët janë dhurata më e bukur dhe gëzimi i çdo prindëri. Ata këshillojnë prindërit që ta kuptojnë se një fëmijë lind me karakterin dhe personalitetin e tij. Dhe kur ata qajnë dhe janë të pabindur dhe kur bëhen pis, kur luajnë në baltë janë të lumtur thjesht duhet t’ lini të lirë.

Fëmijët kanë gjuhën e tyre për të komunikuar me ata përreth. Të bësh presion mbi një fëmijë është një gjë shumë e gabuar dhe mos e nxisni të jetë i mirë ashtu si doni ju, duhet ta lini të ndjek rrjedhën e tij të jetës dhe jo të kërkoni që fëmija juaj të bëj ato gjëra që ju keni nuk keni mundur t’i bëni kur keni qenë të rinj.

Sipas mësuesit dhe trajnerit, Kim Payne, ne duhet të shmangim edukimin e fëmijëve tanë në tejkalimin e informacionit, por duhet t’i inkurajojmë ata të luajnë në natyrë dhe mos t’i lënë shumë orë para televizorit ose ekranit të telefonave. Por sipas një studimi të gjithë prindërit që janë pyetur janë shprehur se fëmijët janë bekimi i jetës së tyre.

Burimi: SantePlusMagazine/ Përktheu dhe përshati: Gazeta Korrekte.

When Do Babies Start Talking? 9 Great Tips To Get Baby Talking | BellyBelly

MË TË LEXUARAT

To Top