Të flesh me fëmijën është një nga kënaqësitë më të mëdha për nënat, por ka një moshë kur nuk duhet që fëmijët të mësohen të flenë më vete. Pikërisht për këtë u diskutua këtë të premte në “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.
Psikologia Doklea Karametaj ka treguar se fëmijët flenë me prindërit sepse shpesh shikojnë edhe ëndrra të këqija dhe ndihen më të sigurt kur janë afër nënës. Gjithashtu ajo ka treguar se një nga arsyet se pse fëmijët flenë me nënat është edhe pamundësia për të pasur një dhomë tjetër, sipas saj dikur fëmijët flinin në divanë, por tani është më lehtë të flejë babai në divan, pasi fëmijët nuk pranojnë.
Doklea Karametaj: Në kinë një studim i fundit ka treguar se 25% e fëmijëve që jetojnë bashkë me prindërit, që kanë edhe mundësi ekonomike për të pasur dhomën e tyre përsëri flenë me prindërit e tyre dhe janë fëmijë që janë në moshë shkolle. Kjo moshë ishte 47% në Brazil dhe 30% në Itali. Shqipëria nuk është marrë në studim se do kishte dalë një 58% i mirë.
Ermelinda Ndoja: Cili është rasti që ti ke hasur më shpesh, ose cila është mosha më e madhe që akoma vazhdojnë e flenë fëmija me nënën?
Doklea Karametaj: Mua më ka rastisur 15-16 vjeç, por kjo për arsye të shumta por më shumë ekonomike. Domethënë nuk ka një dhomë tjetër.
Katerina Trungu: Më përpara i nxirrnin në kolltuk. Doklea Karametaj: Po, ne na nxirrnin në kuzhinë, hapnim divanet dhe flinim aty. Por sot është më kollaj të çosh babin në kuzhinë. Fëmijët janë pak manipulues, kur mësohen me mamin te shtrati.
Katerina Trungu: Po ma krahaso pak të lutem se atëherë nuk ishte aq kollaj ta çoje babin te kolltuku. Doklea Karametaj: Po varet nga kultura, se ne më përpara nuk na pyesnin shumë se ku do flesh, aty dhe mirupafshim. Ishte gjumi i drekës që do flesh në drekë në orare të caktuara, vinte mami kontrollonte, nuk ishe ne gjumë bëhej nami.