Lajme

Publikohen detajet rrëqethëse/ Ia morën jetën në mes të tregut teksa punonte, i riu shqiptar nuk e njihnte autorin





Dje iu dha lamtumira e fundit 27-vjeçarit Valmir Fazliu në v ar rezat e fshatit Dolak të Vushtrrisë, i cili u v ra të shtunën në Mitrovicë.

Trag jedia ndodhi në Tregun Gjelbër të qytetit, ku po shiste fidane, ndërsa sipas një banori të fshatit ai nuk e ka njohur dor asin më parë.

Për djalin e hasretit i cili u privua nga jeta në moshë të re, nuk kanë dashur të flasin nga familja e tij e ngushtë.

Ndërsa, një banor i fshatit, që e njihte mirë 27-vjeçarin e ndjerë, tha se ai nuk ka pasur probleme me dorasin në të kaluarën, sipas tij janë njohur në treg, në ditën tra gjike. “Ka shku në punë, fidane me shitë. Probleme s’kanë pas në të kaluarën mes vete, se ka njoft hiç atë njeri. As ne nuk e dimë se si ka ndodhë rasti”.





MË TË LEXUARAT

To Top