Lajme

Publikohen fotot nga dasma/ I riu shqiptar që i mori jetën 17-vjeçares dhe e la mes detit në Angli ishte i martuar do bëhet dhe baba

Indrit Bajraktari është i riu i akuzuar për vd ekjen e 17 vjeçares Enisa Doda, dy ditë më parë në Velipojë është i martuar në Angli, madje në pritje për tu bërë baba.

I riu, i cili kishte disa ditë që kishte mbërritur në vendlindjen e tij për të kaluar disa ditë pushimi me të afërmit, dyshohet të jetë njohur me të ndjerën në rrjetet sociale.

Sipas raportimit, bashkëshortja e 25 vjeçarit, Almudena Bajraktari është shprehur se është shtatzënë, ndërsa ka bërë publike dhe fotot me të riun.

Sipas saj, bashkëshorti i kishte thënë se do të largohej disa ditë për të takuar të afërmit e tij, ndërsa ende nuk janë sqaruar rrethanat e njohjes dhe takimit me Enisa Dodën.

MË TË LEXUARAT

To Top