Rozë

Publikohen pamjet/ Luizi ka qenë në gjendje të rëndë, ja çfarë ka ndodhur

Sëmundja e Luiz Ejllit ishte çështja që përfshiu të gjithë disa javë më parë. Ndonëse pas manovrimeve të produksionit, ai u detyrua ta pranonte se ishte një gënjeshtër, sërish ka pasur nga ata që besojnë se artisti me të vërtetë vuan nga një sëmundje e rëndë.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe njëherë gjendja e tij mbrëmjen e djeshme. Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.

Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.

Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.shih videon

Kjo gjë është dëgjuar të thuhet nga Maestro, ndonëse Kiara i ka kërkuar të mos e diskutojë si çështje. Vetë moderatorja nga ana tjetër në një bisedë me Ermionën, ka thënë që Luizit i duhet ilaçe specifike.

MË TË LEXUARAT

To Top