Shqiptarët në top listën e vendeve që kanë lindur më humë foshnja gjatë një viti në Britaninë e Madhe. Daily Mail ka bërë publik raportin e Zyrës Kombëtares së Statistikave që nënvizon se shqiptarët janë në top 10-en e kombësive që lindin më shumë fëmijë në ishull.
“Shqiptarët janë ndër prindërit më të zakonshëm që lindin fëmijë për herë të parë në Britaninë e Madhe. Më shumë se 3,000 foshnja kanë lindur këtu vitin e kaluar me nëna nga vendi ballkanik”, ka zbuluar Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).
Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas regjistrimit zyrtar është më pak se 50,000.
Lajmi vjen pasi një raport tronditës që u publikua disa ditë më parë ku thuhej se katër nga 10 emigrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, i cilësuar nga Britania si një komb paqësor në bisedime për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, ndryshe nga vendet në luftë si Siria dhe Iraku.