Rozë

Publikohet skandali/ Ja kush tregoi se çdo gjë është e llogaritur për finalen e ‘Big Brother’

Sipas asaj, që ndjekësit shkruajnë, burimi është nga brenda ambienteve të “Top Media”, çfarë nxjerr në pah se finalja e këtij edicioni është e paracaktuar.

“Përshëndetje si jeni! Produksioni i ka zgjedhur 4 finalistët që tani por të gjithë të tjerët janë për garniturë që të mund të shtyhet çdo gjë dhe që të krijohen debatet e nevojshme për të rritur audiencën”. Ky është mesazhi që ka dalë nga brenda “Big Brother”.Në fakt, loja në fund do te jetë mes 4 personazhesh mes të cilëve dy do të mbeten dhe do të jenë Olta dhe Luizi.

“Nëse gjërat shkojnë ashtu si duhet të shkojnë dhe të mos ketë më probleme në vazhdim, në finale do të shihni Luizin, Oltën, Dea Mishel dhe Kiara. Maestro i ka shpëtuar disa herë eliminimit por sepse garnitura e futur me të rinjtë është për të shtyrë emisionin.

Plani është bërë dhe në fund çmimi do të rritët sërish për të kapur shifrën fillestare. Ka një garë të fortë mes Oltës dhe Luizit që ka nisur që në fillim dhe të dy e dinë këtë skenar, ashtu si e dinë dhe që kushdo që futet është thjesht kalimtar aty për të krijuar situata me protagonistët e tjerë. Vjet ishte një përjashtim me Einxhel që u dallua shumë e fortë, por sivjet atë rol se ka marrë dot askush”, vazhdon mesazhi.

E në fakt ky është një mesazh, që si shumë të tjerë kanë bërë xhiron e rrjetit. Nga ana tjetër, nuk kanë qenë të shpeshta rastet edhe kur vetë banorët kanë lënë shpesh të kuptohet se dinë më shumë sesa duket rreth fatit të tyre brenda shtëpisë. I fundit ka qenë Luizit, që pas përfundimit të lojës, ku ndau me Oltën një bluzë, tregoi sesi të dy u detyruan të vazhdonin lojën.

Tani që loja ka përfunduar, Luizi e ka pranuar me gojën e tij që edhe sikur të donin nuk e hiqnin dot bluzën, pasi kishin marrë urdhër të prerë nga produksioni.

MË TË LEXUARAT

To Top