Një ditë më parë në qytetin bregdetar u organizua ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.
Por, ajo që na ra në sy është se në një moment, para se të niste ceremonia Rama ndaloi dhe e la presidentin Ilir Meta që të ecte i pari. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Lapsi.al kryeministri ishte duke ecur me zell, por më pas ndërroi mendje, qëndroi pak dhe la Metën të ecte i parë.
Zakonisht në ceremonit të tilla, është kreu i shtetit ai që ecën pari, pas tij vijmë figura të rëndësishme politike në vend.
Pak minuta më vonë, të shoqëruar edhe nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ata ndoqën ceremoninë. Në fund të saj ata i dhanë edhe dorën njërii- tjetrit.