Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Gjermani. Dy vëllezër shqiptarë, 13 vjeç dhe 17 humbën jetën.
Ata i mori para treni. ”Bild” raporton se ata ishin vonë dhe po vraponin të kapnin trenin. Vëllezërit Hasan që ishte 17 vjeç dhe Blerian 13 vjeç i kishte çuar nëna dhe xhaxhai i tyre në stacionin e trenit.
Nëna edhe mund ta ketë parë se çfarë ndodhi me dy djemt e saj. Ata donin të kapnin trenin për në Landshut, por një tren që vinte nga Mynihu i mori para.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë vendosur lule dhe qirinj. Kurse qyteti i Bruckberg në Bavarinë e Ulët, ku ndodhi ngjarja e rëndë është gdhirë në zi.