Majlinda Ilirjani, 50 vjeçe, me profesion mami në qytetin e Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Majlinda punonte si infermiere në repartin e gjinekologjise në spitalin e Elbasanit. Mësohet se ajo ishte infektuar me Covid-19 se bashku me nënën e saj.
Të dyja ishin në int ubim, ndërkohë që nëna e saj fatmirësisht ka shpëtuar. Po ashtu me Covid-19 ka qenë edhe bashkëshorti i saj
Kjo është e para humbje jete në radhët e bluzave të bardha në Elbasan. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Sp italit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.