Një gj yk atë në Turqi ka vendosur se 31-vjeçarja Xhemile Deniz është një rr ez ik shëndetësor për infektim të mundshëm nga koronavirusi, prej punes së saj si infermiere, prandaj ka vendosur t’i kalojë të atit kujdestarinë e birit 5-vjeçar pas ndarjes.
Ish-bashkëshorti i saj punon si po lic. Infermierja e quajtur “her oike” nga mediat vendase, punon në spitalin shtetëror të qytetit verior Ordu.
Xhemile ka kërkuar di vorc nga Mehmet Atakan Deniz pas shtatë vjet martese, i cili ka fituar paraprakisht kujdestarinë e birit të tyre Kuzey, në pritje të një konfirmimi final nga gjy kata.
Nëna tha: “Ne marrim të gjitha masat kundër koronavirusit. Ministria e shëndetësisë më ka dhënë të gjitha pajisjet. Para se të shkoj në shtëpinë e pacientëve, ne kontrollojmë nëse janë të prekur nga COVID-19. Por babai i Kuzey është oficer po licie në bashkinë e Altinordu. Puna e tij është me më shumë rre zi k se e imja.”