Lajme

Punonte për 10 mijë lekë në ditë/ Në pränga tre veta pas vdèkjes së punëtorit në Durrës

Policia ka arre stuar 3 persona në Durrës, pas humbjes së jetës së 53 vjeçarit Genci Spaho, i cili po punonte në një objekt në ndërtim në Spitallë.

Mësohet se në pranga kanë rënë Leonart Pula, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci, të akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.“Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës.

Ata u ndaluan për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.Ky shtë një problem i përsëritur në Shqipëri, ku vetëm në 2-3 muajt e fundit kembi 3 raste, 2 në Tiranë, dhe një në Durrës, që kanë humbur jetën në vendin e punës, në pallatet që ndërtohen.Kujtojmë që këta punëtorë shkojnë për bukën e gojës dhe paguhen për një shifer qesharake 10-15 mijë lekë dita, por sikur të mos mjaftonte kjo, kushtet ku punojnë janë tejet skandaloze, por inspektoriati i punës hesht, shteti hesht, policia hesht…

MË TË LEXUARAT

To Top