Rozë

Puthja e famshme! Këto janë të gjitha detajet që tregojnë se kënga e Semit është dedikim për Borën dhe Donaldin

Semi Jaupaj publikoi këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Është baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur, për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur Ylli Limani. Por njerëzit mendojnë se teksti tregon historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit.

Ndjekësit besojnë se Semi ka rrëfyer mes vargjeve, atë që ka përjetuar Bora, mikesha e saj e ngushtë pasi Donaldi vendosi të lidhej me Beatrix Ramosaj. “Para syve të botës rashë/më posht’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah,” thuhet në një pjesë të këngës.

“Gojën mbyllur do e mbaj/emrin tënd s’do ta përmend/s’do g odas aty ku dhemb.”, shton këngëtarja. Fansat besojnë se fraza

“para syve të botës rashë” lidhet pikërisht me momentin pas puthjes që Bora dhe Donaldi shkëmbyen në BB VIP. Si duket ajo tregon ndjesitë që ka përjetuar pas veprimit të Donaldit ndërkohë që e priste jashtë.

Një tjetër detaj që nënkupton se kënga flet për historinë e tyre është dhe një kornizë që shfaqet në klip që duket e ngjashme me Puthjen e famshme të piktorit Gustav Klimt. Kur përmendim puthjen, kujtojmë momentin që ata shkëmbyen në shtëpinë e famshme.

MË TË LEXUARAT

To Top