Lajme

Putin do të püshtojë një tjetër vend në datën 9 Maj? Vjen reagimi zyrtar nga Rusia

Rusia ka hedhur poshtë spekulimet se do të shpallë zyrtarisht luftë në Ukrainë në 9 maj. Moska deri më tani ka mohuar se është në luftë, dhe pushtimit rus në Ukrainë i referohet si “op eracion special us htarak”.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund të përdorë Paradën e Fitores së 9 majit për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, megjithatë, tha se thashethemet nuk kishin të vërteta “fare”.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha javën e kaluar se parada e Moskës, që përkujton disfatën e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të përdoret për të nxitur mbështetjen për një mobilizim masiv të trupave dhe për shtyrjen e përtërirë në Ukrainë.

Zyrtarët rusë i referohen pushtimit vetëm si një “operacion ushtarak special” për të “çmilitarizuar” ose “de-nazizuar” vendin.

Përveç paradës vjetore në Moskë, ka gjithashtu raporte të vjetra se Kremlini po planifikon një lloj parade shtesë në qytetin e Mariupol në jug të Ukrainës, i cili është pothuajse i gjithi nën kontrollin rus.

Forcat ukrainase mbeten në një zonë të qytetit, një fabrikë e madhe industriale çeliku e quajtur Azovstal.

Raportet e fundit sugjerojnë se pas evakuimit të suksesshëm në ditët e fundit të disa civilëve, sulmet në fabrikën e çelikut kanë rifilluar dhe kontakti me ushtarët e fundit të mbetur brenda është humbur.

Zyrtarët ukrainas thonë se rrugët e qendrës së qytetit po pastrohen nga mbeturinat, trupat dhe bombat e pashpërthyera. Pjesë të mëdha të qytetit qëndrojnë në gërmadha, pasi forcat ruse e bombarduan atë pa pushim për javë të tëra nën rrethim.

MË TË LEXUARAT

To Top