Lajme

Putin i ka kèrcënuar me lüftë/ Finlanda po kërkon të bëhet pjesë e NATO-s

”Finlanda është vetëm disa javë larg paraqitjes së një aplikimi për t’u anëtarsua në NATO, pavarësisht paralajmërimeve ruse se ‘do të shkatërronin vendin e tyre’ tha sot një ish-kryeministër i vendit.

Vendi nordik i cili ka një kufi të gjatë me Rusinë, nuk ka qenë kurrë anëtar i një aleance mbrojtëse të Luftës së Ftohë, pasi ka preferuar të organizojë vetë mbrojtjen e vendit.

Por që nga pushtimi rus në shkurt të Ukrainës, sondazhet nga mediat finlandeze kanë treguar një kthesë të shpjetë në opinionin publik, ku shumica tani favorizon bashkimin.

Alexander Stubb, i cili drejtoi qeverinë e vendit nordik në 2014 dhe 2015, tha se ata mund të vendosin t’i bashkohen aleancës ushtarake në maj.

Ai i tha për median amerikane Axios : “Ka pasur një përpjekje të mirëfilltë për të krijuar një marrëdhënie funksionale me Rusinë, dhe tani që njerëzit e shohin se kjo është e pamundur – veçanërisht nën Putin – ata kanë ndryshuar mendimin e tyre.”

Ligjvënësi rus Vladimir Dzhabarov tha këtë javë se nuk ka gjasa që ‘finlandezët vetë të nënshkruajnë një kartë për shkatërrimin e vendit të tyre’, duke kërcënuar një përsëritje të pushtimit në Ukrainë, i cili u nxit pjesërisht nga dëshira e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shtoi dje nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, atëherë Rusia do të duhet të ‘ribalancojë situatën’ me masat e veta në një tjetër paralajmërim të fshehtë.

MË TË LEXUARAT

To Top