Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se ko nflikti do të përfundojë vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Rusisë plotësohen.
Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini këtë të shtunë, ndërsa luf timet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 11-të.
Deklarata e Presidentit rus është bërë gjatë një bisede mes tij dhe homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Putin informoi Erdoganin se ope racioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodhte në terren, tha Kremlini.
Ndërkohë Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndalen sulmet në Ukrainë dhe të sigurohen korridoret humanitare për personat që evakuohen.
“Bëj apel që të krijohen korridorë të sigurt humanitarë dhe të lehtësohet dërgesa e ndihmave në zonat e pushtuara nga bombat dhe frika. Falenderoj të gjithë ata që po hapin dyert për refugjatët. Mbi të gjitha, lutem që të ndalen sulmet e armatosura në Ukrainë dhe që palët të ulen në bisedime”, deklaroi Ati i Shenjtë.
Raundi i tretë i bisedimeve midis palëve ukrainase dhe ruse do të mbahet nesër
“V iktimat shtohen gjithmonë e më shumë, ashtu si edhe personat që po largohen nga vendi i tyre”, shtoi Papa Françesku.