Lajme

Putin ka folur me Macron: Rusia është gati për një takim, por me një kusht

Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar me homologun e tij francez Emanuel Macron, të cilit i tha se Rusia është e gatshme për një takim me Ukrainën, por me një kusht.

Putin i tha Macronit se ai nuk kishte asgjë kundër një takimi në formatin e IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike), Rusisë dhe Ukrainës, por me kusht që ai të mbahej përmes videokonferencës ose jashtë Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti rus nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e Ukrainës në Çernobil, por do të pranonte të bisedonte në një vend të tretë neutral.

“Putin e informoi Macronin për gjendjen e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun”, tha Kremlini.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte termocentrali bërthamor i Zaporozhye, i cili u granatua mëngjesin e së premtes, pas së cilës shpërtheu një zjarr.

“Lidhur me shqetësimet e Emanuel Macron në lidhje me termocentralin bërthamor në territorin e Ukrainës, Putini e informoi atë në detaje për provokimin e zyrtarëve ukrainas në të cilin mori pjesë grupi sabotues”, tha Kremlini në një deklaratë.

MË TË LEXUARAT

To Top