Nga Jessica Parker, BBC: BE ka zbuluar paketën e katërt të sanksioneve kundër Kremlinit. Në shënjestër janë eksportet e mallrave të luksir si dhe investimet në sektorin e energjisë në Rusi.
Të tjerë oligarkë dhe persona që përhapin ‘dizinformacione’ do të shtohen në listën e individëve që do u ngrijnë asetet në BE.
Burimet thanë për BBC se se në listë është përfshirë edhe pronari i klubit të Çelsit, Roman Abramoviç, i cili është aktualisht nën sanksione nga Britania.
Do të ketë një ndalim të eksportimit të mallrave të luksit drejt Rusisë, si makinat e shtrenjta dhe bizhuteritë. Po ashtu do të ketë kufizime për importin e prodhimeve ruse të çelikut dhe për investimet e reja ruse në sektorin e energjisë.
Ndërsa BE ka shkuar larg dhe ka lëvizur me shpejtësi për sanksionet, diplomatët thanë për BBC se ka një krisje të dukshme mes Polonisë dhe shteteve baltike që kërkojnë masa më të ashpra dhe qasjes më të kujdesshme të përkrahur nga vende të tilla si Gjermania dhe Italia.