Gj ykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) e OKB-së në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë pus htimin e saj në Ukrainë, raporton ‘The Guardian’.
Në vendimin e Gjy katës së Hagës, theksohet se nuk ka asnjë provë për të mbështetur justifikimin e Kremlinit për luf tën, se Ukraina po kryente gje nocid kundër rusisht-folësve në lindje të vend, shkruan Julian Borger.
Gjykata vendosi me 13 vota kundër dy për një urdhër të përkohshëm që “Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë ope racionet ushtar ake që filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës”.
Urdhri ishte në përgjigje të një apeli ukrainas në gjykatë më 26 shkurt, duke kërkuar një vendim urgjent mbi pretendimet e pambështetura ruse se forcat ukrainase po kryenin gje no cid në zonat e mbështetura nga Rusia në Luhansk dhe Donetsk, rajone në Ukrainën lindore, si një justifikim për sul mi.
Rusia nuk mori pjesë në seancën fillestare për këtë çështje, as avokatët e saj nuk u paraqitën për të dëgjuar vendimin e sotëm. Në vend të kësaj ata i dërguan një letër gjykatës duke pretenduar se GJND-ja nuk kishte juridiksion mbi çështjen.