Lajme

Putin mund të bëhet edhe më keq tani? Raportohet se biznesmenët dhe diplomatët rusë janë helmuar në Kiev

Oligarku rus Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas për paqe shfaqën simptoma helmimi pas një takimi në Kiev në fillim të marsit.

Lajmin e kanë bërë me dije njerëz që kanë dijeni për çështjen, raporton gazeta amerikane Wall Street Journal

Pas takimit në kryeqytetin e Ukrainës, Abramovich, i cili ka udhëtuar në Kiev dhe Moskë në përpjekje për të negociuar konfliktin, së bashku me dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas, shfaqën simptoma që përfshinin djegie të syve, lotë dhe irritim të lëkurës në fytyrë dhe duart e tyre.

Abramovich ishte një prej disa oligarkëve rusë që i shfaqi këto simptoma gjatë një takimi të nivelit të lartë në Kiev.

Në artikull pretendohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar kohët e fundit me Abramovich, por thuhet se nuk është prekur, ndërsa jeta e pronarit të Chelsea nuk besohet të jetë në rr ezik.

MË TË LEXUARAT

To Top