Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka mbërritur në Rzeszów të Polonisë. Biden do të përshëndetet nga presidenti polak Andrzej Duda përpara se të marrë një informacion mbi oper acionin humanitar për të lehtësuar vuajtjet e civilëve brenda Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve.
Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, Presidenti Biden do të takohet me refugjatët ukrainas dhe shoqatat humanitare amerikane në Poloni të shtunën, do të mbajë gjithashtu një “fjalim më rëndësi” dhe do të diskutojë me Presidentin Andrzej Duda të Polonisë.
“Ai do të mbajë nesër një fjalim madhor që do të flasë për rre ziqet e këtij momenti, urgjencën e sfidës që ka përpara, çfarë do të thotë konflikti në Ukrainë për botën dhe pse është kaq e rëndësishme që bota e lirë të ruajë unitetin dhe vendosmërinë përballë agresionit rus”, u tha Sullivan gazetarëve në Air Force One.
Biden shkoi sot në Poloni pasi mori pjesë në një raund samitesh urgjente në Belgjikë të enjten.