Presidenti estonez Alar Karis ka shkruar një artikull për ‘Financial Times’ ku paralajmëroi se Kremlini “po kërkon të formojë një perde të re të hekurt në Europë”, sipas skynews.
“Estonia është një nga 14 vendet, pothuajse gjysma e anëtarëve aktualë të NATO-s që iu bashkuan aleancës në faza të ndryshme gjatë çerek shekullit të kaluar. Të gjithë e cilësuan anëtarësimin si një mjet për të mbrojtur vendin kundër ag resionit të mundshëm rus.
“Ne u pranuam në NATO, krahas Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
“Por disa qeveri nuk i morën seriozisht paralajmërimet tona për Rusinë. Tani ata e kanë kuptuar se ne kishim të drejtë.”, shkruan ai.
“NATO tani duhet të përgatitet për kër cënimet e ardhshme. Duhet ta pranojmë se agr esioni rus po kë rcënon të gjithë botën demokratike, veçanërisht vendet që janë më pranë Rusisë.
“Le ta pranojmë tashmë se Putini përbën një k ërcënim ushtarak për të gjithë ne,” përfundoi ai.