Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me l uftën në Ukrainë.
Sipas Presidencës franceze, Macron dhe Scholz kanë kërkuar që t’i japë fund luftës. Por, një zyrtar i Presidencës franceze, i citur nga Reuters, ka thënë se Putin nuk dukej i gatshëm që t’i jepte fund luftës.
Macron po ashtu ka kërkuar që Rusia të heqë dorë nga rrethimi i qytetit ukrainas të Mariupolit, ku banorët tash e sa ditë janë pa ujë dhe pa energji elektrike.
Më herët, nga zyra e Scholz thanë se kjo bisedë “është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.
Nga Presidenca franceze kanë thënë se biseda ka qenë e vështirë, ku liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje për a rmëp ushim.