Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia do të arrijë qëll imet në Ukrainë dhe nuk do të zmbrapset para, siç tha ai, përpjekjeve të Perëndimit për të arritur dominimin global dhe shka tërrimin e Rusisë.
Putin tha se Rusia është e gatshme të diskutojë statusin neutral për Ukrainën, tri javë pas nisjes së lu ftës që ka lënë të v rarë mijëra persona dhe ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ai tha se pushtimi, apo siç e quan Rusia “oper acion të posaçëm ush tarak” po shkon “sipas planit”. Gjatë një adresimi para Qeverisë, Putin po ashtu pranoi se sanksionet perëndimore po shkaktojnë dhi mbje në ekonominë ruse, por ai tha se Rusia mund ta përballojë këtë god itje.
Gjatë fjalimit të tij nuk pati asnjë tregues se ai do të tërhiqej nga s ulmi në Ukrainë, por as për ulje të tensioneve me Perëndimin.
Putin vazhdimisht i ka përshkruar liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike në Ukrainë si neo-nazistë që po kryejnë gjenocid kundër popullsisë rusishtfolëse në lindje të vendit – një pretendim që Perëndimi e ka quajtur të pabazë dhe propagandë të lu ftës.