Turqia thotë se delegacionet ukrainase dhe ruse kanë vendosur të kthehen në vendet e tyre për konsultime pasi kanë bërë përparim në negociata.
Bisedimet të martën të organizuara nga Turqia skicuan atë që mund të përfundojë në një kornizë për fundin e luftës. Bisedimet pritej të rifillonin të mërkurën, por ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se të dy palët po i çonin propozimet në kryeqytetet e tyre.
Në konferencën që u mbajt në Stamboll, delegacioni i Ukrainës vendosi një kornizë nën të cilën vendi do të deklarohej neutral dhe siguria e tij do të garantohej nga një sërë kombesh të tjera.
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes Aleksandër Fomin tha se Moska ndërkohë do të pakësojë aktivitetin ushtarak në drejtim të Kievit dhe të Chernihiv “për të rritur besimin e ndërsjellë dhe për të krijuar kushte për negociata të mëtejshme”.
Kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky tha se negociatorët do t’ia çonin propozimet e Ukrainës presidentit rus Vladimir Putin dhe më pas Moska do të jepte një përgjigje, por ai nuk tha se kur.