Në një video të shpërndarë në mediat sociale të dielën tregon shpë rthime nga mu nicione në një zonë civile në rajonin e Kharkiv.
Të paktën katër shpërthime, me disa sekonda, mund të shihen përgjatë një rruge në Pisuchyn. Një nën-municion i shpërndarë nga ajri shihet duke rënë në rrugë pak çaste më pas dhe shkakton një tjetër shpërthim.
Forcat ruse janë akuzuar për përdorimin e rregullt të municioneve thërrmuese kundër objektivave civilë në Ukrainë. Javën e kaluar, Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë tha se kishte marrë pretendime të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione thërrmuese në zonat e populluara të paktën 24 herë.
Një konventë e mbështetur nga më shumë se 100 vende ka ndaluar përdorimin e municioneve thërrmuese për shkak të dëmit të gjerë dhe pa dallim që ato shkaktojnë. Megjithatë, as Rusia dhe as Ukraina nuk janë shtete palë në traktat.