Stilisti, Niko Komani është një ndër personazhet më të njohur dhe një nga këshilluesit më të mirë sa i përket stilit dhe modës.
Gjithmonë e shohim mjaft pozitiv, mirëpo së fundmi ai s’i ka mbajtur dot lotet, pasi ka rrëfyer kujtime nga fëmijëra e tij.
Niko tregoi se që në moshën 5-vjeçare ai kishte një pasion të madh për modën dhe të bukurën, teksa pohoi se vitet që kaloi në Greqi e ndihmuan për atë që ai është sot.
Gjithashtu stilisti ka treguar se pasi u kthye në Tiranë nga Greqia është bu llizuar për shkak të veshjes. “Kur jam kthyer jam bul lizuar që nga dita 1. Erdha i veshur me ngjyra në një Tiranë të zymtë dhe gri.
Komentet e njerëzve mua nuk më prekin dhe njerëzit kanë inat që unë nuk prekem”, tha ndër të tjera Komani për “Ftesë në 5”.
Kujtojmë se Niko Komani është një ngë bashkëpunëtorët më të ngushtë të shumë VIP-ave dhe personazheve publik në Shqipëri.