Bjordi Mezini së fundmi ka rezervuar pak kohë për ndjekësit e tij duke realizuar një “Ask me a question” në Instagram.
Ndjekësit i kanë bërë pyetje, ai i është përgjigjur atyre “një më një”. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre lidhej me eksperiencën e tij në “BBV2”, e cila për fat të keq zgjati pak.
“Si mendon, pse qau për ty Luizi?”-ishte një ndër pyetjet që tërhoqi vëmendje.“Luiz Ejlli dashuron në mënyrën e vet”, është përgjigjur regjisori me ane te nje videoje të tyren duke kërcyer teksa i ka bërë “tag” edhe këngëtarit.
Kujtojmë që “Prime-n” e 31 janarit ishte Bjordi ai që u eliminua nga shtëpia e “BBV”. U duk se shumë prej banorëve u mërzitën që regjisori i njohur nuk do të ishte më pjesë e shtëpisë.
Madje edhe Luiz Ejlli u prek nga largimi i Bjordit.Teksa të gjithë banorët po e përcillnin për te dera, Kiara Tito u dëgjua duke thënë:
“Bjordi po qan për ty”, duke iu referuar Luizit. Ndërkohë këngëtari e pranoi edhe vetë këtë gjë: “Mu mbushën sytë me lot, e kam seriozisht. Ta mbash mend. Do të kem shumë shok sa të dalim jashtë”.