Rozë

Qau në funeral, po Megan Markle merr kritika të shumta: Veshja e saj lë shumë për të dëshiruar

Veshjet e Kate Middleton dhe Meghan Markle në funeralin e Mbretëreshës Elizabet II, janë komentuar shumë në rrjet dhe gjithashtu u bënë pjesë e diskutimit në “Ftesë në 5”. I ftuar, stilisti Ardi Asllani tha se veshja e Kate ishte perfekte, por kishte kritika për Meghan.

“Kapelja e Meghan nuk ishte aspak e përshtatshme për fu neral, ndërsa e Kate ishte perfekte. Kate është gjithnjë e kujdeshme, duket u përgatitur totalisht për të qenë mbretëreshë, kur William të marrë fronin”, tha Ardi.

Kate Midelton kishte preferuar të vishej me fustan pa asnjë dekor, të shoqëruar me kapelen me dantellë në pjesën e përparme. Në sy ranë bizhuteritë që kishte vendosur, një varëse dhe vathë me perla, të cilat janë vendosur nga tre breza të ndryshme të grave në familjen mbretërore.

MË TË LEXUARAT

To Top