Lajme

Qau në Kuvend vite më parë kur fliste për hallet e shqiptarëve/ Gruaja mirditore: Do bëhem deputete të ndihmoj popullin tim!

Në vitin 2017, Rigerta Loku, përloti të gjithë me fjalimin e saj në Kuvend. Tani pas 3-vitesh, ajo ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

The woman who made the Assembly cry with her speech 3 years ago will run for deputy: It is difficult, but ... - Aktualitet

Ditën e sotme, Rigerta ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ku zbuloi se me cilën parti do të bashkohej. Ajo rrëfeu se do të jetë krah Rudina Hajdarit, pasi gjithmonë e ka pëlqyer politikën që bën.

“Rudinën e shikoj si një vajzë të re, të shkolluar. Qëndrimet e saj politike më kanë pëlqyer shumë gjithmonë. Çdo gjë është në dorën e elektoralit shqiptar. Unë e di se është më e lehtë për të marrë vota nga partitë e mëdha, por unë dua votën e sinqertë që nuk është e shantazhuar”, tha Rigerta.

Ndërkohë e pyetur se pse sot, pas n3-vitesh mori këtë vendim, ajo tha se është “3 vjet më e madhe dhe më e përgjegjshme”.

“Sot jam 38 vjeç dhe mendoj se sot ka ardhur momenti. Jam e sigurt se nuk do të bëj ndonjë bum të madh, por dua të jap kontributin tim në vendin tim. Jam 3 vjet më e pjekur. Dua një votë ndryshe, më të sinqertë. Mirditorët e mi më kërkojnë që unë të bëhem zëri i tyre, nuk e them për krenari, por me shumë modesti. Të jem zëri i veriorëve të mi, malësorëve të mi”, shtoi ajo.

Do të kandidojë në 25 prill/Flet Rigerta Loku, ish-studentja e “La Sapienza” që 'përloti' Kuvendin me fjalimin e saj - Gazeta Bulevard

MË TË LEXUARAT

To Top