Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tr a gjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën.
Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu se Nazmie Doraja 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.
Por vetëm djali kishte arritur të mbi jetonte. “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të r ëndë për jetën” tha ajo.