Rozë

Qëndroi 5 vite pa fëmijë/ Këngëtarja, Rovena Ibrahimi: Më thoshin ik diku pse rri ashtu

Prej 9 muajsh, këngëtarja Rovena Ibrahimi ka provuar emocionin më të madhe të një gruaje – të qenit nënë. Nataniel, djali i saj i parë, i ka dhuruar një tjetër këndvështrim për botën dhe jetën.

Rovena Ibrahimi - Valle Kuq e Zi - YouTube

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të ndarë me publikun disa prej projekteve të saj të fundit, Rovena rrëfeu edhe momentin e saj të veçantë, kur mësoi se ishte shtatzënë për herë të parë.“Ky është momenti kur u rrënqetha dhe nuk e di pse më ndodh e njëjta gjë gjithmonë. Mbase është momenti më delikat në jetën e njeriut dhe uroj që kushdo në këtë botë ta ketë.Nuk planifikuam gjë. Kishim 5 vite martuar që prisnim dita-ditës që të ndodhte. Nuk po ndodhte. Takonim miq, thoshin “ç’bëni, pse rrini, shkoni diku, rrini jashtë”.

“Unë thashë që nuk kam për të ikur në asnjë vend, nëse ka qenë shkruar për t’u bërë nënë, do bëhem kur ta ketë shkruar Zoti lart. Në momentin që vërtet ndodhi nuk po e besonim as vetë. Kur i thashë tim shoqi, i nisa testin, tha “kush është shtatzënë?”. Është shumë e sinqertë dhe po e tregoj për herë të parë, sepse ti vërtet ta jep këtë impakt. Pastaj sigurisht u siguruam. Gjatë muajve të parë shkuam mirë, pastaj shumë trazira ndodhën, por ia dolëm”, tregoi kengetarja.

ROVENA IBRAHIMI - LUM O KUSH MARTOHET ( Official Video ) - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top