“Big Brother Vip” në Shqipëri duket se ka përfshirë të madh e të vogël duke vënë para televizorit të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër mbështesin të preferuarit e tyre.
Nuk ka shpëtuar larg këtij reality shoë as Arlind Nora, i cili duket se është mbështetës i zjarrtë i Donaldit. Ish-sul muesi i njohur i Superiores që ka shkruar emrin me të arta në elitë, nuk përmbahet ndaj Meridian Ramçajt.
Ky i fundit kritikoi mënyrën se si po mbështetet Donaldi. Pikërisht për këtë, Nora ka bërë një postim në Instagramin e tij ku shkruan:
“Nuk bëhet mu*i petull o Meridian Ramçaj. Meqenëse ky qoftja ka nevojë për pak emer, të gjithë bëni hashtag”, përfundon ai duke cituar emrin e ish-banorit të Big Brother
Siç duket, pas daljes nga shtëpia më e famshme aktualisht në vend, Meridiani ka kthyer kundër jo vetëm fansa, por edhe ish-futbollistë. Kujtojmë se “Big Brother Vip” është kthyer në çështje kryesore në çdo tavolinë të shqiptarëve, ndërkohë që duhej të merreshin me hallet e mëdha që ka ky vend.