Rozë

”Qenke veshur si kamarier francez”/ Zbulohet pse ia tha Arbana këtë dje

Me të nisur primi në Big Brother Vip Albania, Arbana i ka bërë një koment të veçantë Luizit për veshjen. Ajo e ka krahasuar atë me një kamarier, me kamarierët e lokaleve elitare në Francë, shtoi ajo. Sigurisht komenti është pritur me të qeshura nga Luizi.

Edhe herën e kaluar Arbana e krahasoi veshjen e tij me atë të një prifti. Arbana flet për veshjen e Luizit por le të flasim pak për veshjen e saj.

Arbana kur vesh kostume, vesh ato që veshin supermodelet – xxl. Supermodelet ndoshta nuk zhduken brenda atyre kostumeve por Arbana humbet ndonjëherë.

Nuk kuptohet nëse është një veshje spektakli apo një veshje e marrë borxh komshit për dasmën e çunit të dajës.Gjithsesi, komenti i Arbanës u mbështet nga e qeshura domethënëse e Kiarës.

MË TË LEXUARAT

To Top