Shpella e Shën Marenës, e ndodhur pothuajse në majën e malit të Miles, mbi grykën e Bogazit, në bashkinë e Finiqit, është shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nga Rektorati i Universitetit Shtetëror në 1973.
Sektori i Kulturës Kombëtare në Sarandë bën të ditur se “e gjithë shpella është e transformuar në një kishë në periudhën mesjetare dhe disa nga faqet shkëmbore të shpellës janë pikturuar me afreska. Ajo është me dy kate ku ambienti i katit të poshtëm është 6 m i gjatë, 3.50 m i gjerë dhe 7 m i lartë”.
Në ambientin e poshtëm ka patur një v arr. Ajo u identifikua fillimisht në vitin 1930 nga prehistoriani italian Luigi Cardini, i cili në vitin 1939 kreu disa sondazhe brenda shpellës.
Që nga periudha e Cardinit nuk janë bërë gërmime të reja. Autorët e mëvonshëm që e kanë vizituar shpellën dhe kanë shkruar për të, janë mbështetur në të dhënat e përftuara nga gërmimet e Cardinit.