Rozë

Quajti një vajzë pröstitutë për të mbrojtur të birin, reagon gazetarja shqiptare: Burrë i vogël!

Mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, opinionisti Robert Aliaj pati një përplasje të ashpër me vajzat, me Sellmën në veçanti. Gjatë përplasjes, ai u shpreh kundër vajzave që bëjnë buzët dhe shpërtheu në ofendime, madje Sellmën e quajti prostitutë. Pas kësaj të gjitha vajzat u larguan nga studio, ndërsa moderatorja Alketa Vejsiu reagoi e revoltuar kundrejt Robertit.

Gazetarja shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta, shkruan se “obskurantizmi dhe mizogjinia e zezë e një shoqërie të mbyllur mesjetare dhe absolutist nuk ka asgjë për të pasur zili ndaj praktikës më të keqe të fondamentalizmit islamik”.

“Dhe duke patur parasysh që ne jemi ata që komunikojmë, në emër të këtij burri të vogël, që përcakton me epitetin “prostitutë” një vajzë të re, faji i së cilës është ai i të jetuarit të lirisë së trupit në një vend në zhvillim, mbetet pak për të thënë”, thotë në reagimin e saj.

“Një nga arsyet pse nuk janë nisur negociatat me BE-në për Shqipërinë është dhe d huna ndaj gruas, jo vetëm fizike por dhe verbale”- shkruan Likmeta.

MË TË LEXUARAT

To Top