Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e sotme. Pas disa ditëve me reshje shiu në të gjithë vendin, që solli edhe për mbytje në një pjesë të zonave, “Parisi i Shqipërisë” është mbuluar nga bardhësia.
Në zonën e Korçës të përfshira nga dëbora më parë janë Dardha dhe Voskopoja. Dëbora e parë në Dardhë ra më 22 nëntor të vitit që lamë pas. Mbrëmjen e sotme dëbora nisi edhe në Bulqizë me intensitet të lartë.
Kujtojmë se Evropa po përballet me stuhinë e dëborës “Filomena”, e cila fillimisht ka ngrirë Spanjën, ku temperaturat në qytezën Bello, të njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius.