Dashuria, një ndjenj sublime e cila nuk njeh limite, një ndjenjë që nuk njeh kuf izime, një ndjenjë e aftë të tejkalojë çdo pengesë, një ndjenjë që thuhet se përshkon të gjithë universin.
Kemi dëgjuar dhe parë histori dashurie nga më të ndryshmet dhe më të veçantat, por historia që u trajtua mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte po aq e rrallë dhe e magjishme si dashuritë në përralla.
Vilma ishte personazhi kryesor i kësaj historie dashurie, por jeta e kishte vendosur përballë shumë pengesave. Vite më parë ajo jetonte dhe punonte në Greqi, por krejtësisht papritur jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Teksa po kthehej nga puna me makinë ajo pësoi një a ksi dent të t me rrshëm automobilistik dhe për p asojë kishte rënë në një gr eminë të thellë.
Fatmirësisht Vilma kishte arritur të shpëtonte, por aks identi që kishte pësuar kishte qenë aq i rëndë saqë ajo humbi aftësinë për të ecur përsëri.
E gjithë përditshmëria, ëndrrat dhe qëllimet e Vilmës u transformuan nga gjithë kjo fatkeqësi, por me një fuqi të jashtëzakonshme, ajo i’a doli të shohë sërish jetën me të njëjtën buzëqeshje dhe pozitivitet rrezatues. Disa kohë më pas, nga një komunikim në rrjetin social “Facebook”, Vilma u njoh me Ervisin. Komunikimi i tyre dhe marrëdhënia e tyre po forcohej dita-ditës, por Vilmën e shqetësonte fakti që ishte në një karrige me rrota.
Ajo nuk i kishte thënë mikut te saj për fatkeqësinë që i kishte ndodhur, por një ditë kishte marrë guximin edhe i kishte treguar çdo detaj. Ervisi pavarësisht gjendjës së Vilmës kishte pranuar ndjenjat që kishte ndaj saj dhe kishin vendosur që të martoheshin.
Për këtë arsye Vilma kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për ta falenderuar që ka qenë mbështetja dhe forca e saj më e madhe, por edhe për t’i shprehur dashurinë bashkëshortit të saj.