Lajme

Rama: Enver Hoxha ka punuar më shumë nga të gjithë që shqiptarët ta duan Amerikën

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, kryeministri Edi Rama deklaroi se Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë që shqiptarët të jenë sot shumë të lidhur dhe të kenë një dashuri pa kushte për Amerikën.

“Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë ende pa kushte të shqiptarëve ndaj SHBA-së.Ka punuar thuajse gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së”, tha kryeministri Rama“Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej SHBA-së, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër.

Një ekstrem që i bën mirë shqiptarëve në këtë fazë që jemi”, shtoi Rama. Gjithashtu kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfundimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë. “Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

MË TË LEXUARAT

To Top