Lajme

”Rama është thjesht figurant”/ Ish-deputeti tregon se kush e drejton në të vërtetë PS-në: Ka një peshë ai…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe një nga themeluesit e saj, kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka bërë një analizë të asaj që po ndodh brenda Rilindjes dhe për lëvizjet e fundit të ministrave të kabinetit Rama.

Shakatë e bardha' të Limos Dizdarit: Kryeministër mos e jep dorëheqjen se  do dukesh si Zaev – Dosja AL

Duke komentuar në një intervistë për “Panorama” largimin e beftë të ministres së Arsimit, Besa Shahini, mes të tjerave ai zbulon se kush është Nr. 1 dhe kush drejton realisht në PS. Sipas Dizdarit ai nuk është Edi Rama, por Gramoz Ruçi.

“Te partia, përgjegjës është Gramoz Ruçi. Është ajo që thotë Servantesi në gojën e Don Kishotit: “Çmimi i parë nuk është çmimi i parë, çmimi i dytë është çmimi i parë”.

Në parti drejton Gramoz Ruçi dhe ai ka peshën specifike. Por kthehem tek ajo që thashë më lart, nëse ministrja e ka kryer rolin që duhej të kryente, bën mirë që largohet, është vajzë e mençur për mua! Pyetja është pse e solle?! Me kë e krahason?!

Një vajzë e re, me shumë pak përvojë në arsim, por që është marrë vetëm me projekte, ma sjell ministre Arsimi në Shqipëri?! Është një përgjegjësi e madhe! E vërteta është dhe fakti që të gjitha këto ndodhin këtu në Shqipëri dhe nxitimthi. Nuk është çështje e njëshit apo dyshit, është çështje e një ndërmjetësimi të madh ndërkombëtar. Unë nuk e besoj se është spontan si rast”, ka thënë Dizdari.

Message of H.E. Mr. Gramoz RUÇI, PABSEC President and Speaker of the  Parliament of the Republic of Albania, on the occasion of the 25th  Anniversary of the Assembly

MË TË LEXUARAT

To Top