Rozë

Rama i dha pasaportë shqiptare, Dua Lipës/ Elvis Pupa: Të pangopur merrni nga suksesi i të tjerëve

Elvis Pupa është një emër që nuk dëgjohet prej vitesh në ekranet shqiptare, po padyshim rolet e tij si aktor e kanë bërë që të jetë i paharruar.

Prej më shumë se 10 vitesh aktori dhe bashkëshortje tij jetojnë në Amerikë. Sot në ditën e pavarësisë duket se Pupa ka mjaft rezerva për vendin e tij, më qartë për qeverisjen e këtij vendi.

Aktori ka shpërndarë në Instagramin e tij një foto të Ramës i cili ka uruar Pavarësinë krah Dua Lipës duke shkruar:

“Kur ti dhe familja jote është duke sakrifikuar për rrugën drejt suksesit, askush s’do t’ja di për ty. Sapo e arrin atë, të gjithë të su len të të shqyejnë nga një copë dhe duan të identifikohen me ty”.

MË TË LEXUARAT

To Top