Lajme

Rama i habit të gjithë: Maskat e mia i bëj vetë unë, nuk harxhojë asnjë lek ndaj mos të dëgjoj njeri nuk kemi…

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës në çdo ambient.

Ramës iu soll në vëmendje rasti i bashkëshortes së një naftëtari në Ballsh, e cila deklaronte se nuk kishte para për të blerë maskë për vajzën e saj.

Referuar kësaj deklarate, Rama tha se maskat mund të bëhen edhe vet dhe kanë të njëjtin efikasitet mbrojtje në rrugë.

Po ashtu, ai tha se maskat e tij i bën vet personalisht dhe nuk i kushton asnjë lekë.

“Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lekë. Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si një mbrojtëse tekstili. Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë.-tha Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top