Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë tek familja e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Derisa nesër pritet të zhvillohet mbledhja e dy qeverive, Rama sot qëndroi pranë familjes së Thaçit. Gjatë këtij takimi, Rama foli edhe për vizitën që i bëri Thaçit në Hagë.
“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.
Gjatë ditës Rama ka inspektuar punimet në disa sipërmarrje të Kosovës, teksa theksoi se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar nga ato bujqësore.