Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp zbuloi lajmin se nesër firmoset me SHBA-në marrëveshja për Skavicën.
“Nesër me SHBA firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA . Vullnet dhe gjest fantastik i SHBA për t’i shprehur vendit tonë se çfarë ka arritur, se çfarë ka bërë në këtë periudhe që shprehen dhe në letrën që më erdhi mua.
SHBA gjithashtu, dhe ky një tjetër lajm i mirë, kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë, pjesën e luanit t’ja japin Shqipërisë. Këtë i them me kënaqësi të madhe, është një ëndërr e pritur”, tha Rama.