Lajme

Rama jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët: Kemi paguar 4 miliardë e 420 milionë lekë për…

Kryeministri Edi Rama në postimin e mëngjesit të sotëm shkruan se 63,560 fëmijë të lindur mes viteve 2019-2020 kanë përfituar bonusin e bebes.

Rama shkruan se janë paguar 4 miliardë e 420 milionë lekë për bonusin e bebeve dhe ky është një fakt që sipas tij tregon se gjërat nuk janë njësoj siç kanë qenë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s’janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top